Anja Althaus: Trajnere e Reprezentacionit kombëtar të hendbollit plazh për femra në Maqedonisë së Veriut: “Maqedonasit kanë zemër për hendboll”
“Zemra ime ndihet mirë këtu” – kështu përgjigjet Anja Althaus në pyetjen: pse edhe pas pesë vitesh nga përfundimi i karrierës së saj profesionale në hendboll, ajo ende jeton dhe punon në Shkup.
Në karrierën e saj të jashtëzakonshme në hendboll, Althaus fitoi tre herë titullin e Ligës së Kampionëve me klubet e saj – dy herë me Viborgun (Viborg) danez dhe një herë me Győrin (Győri) hungarez. Edhe me skuadrën e Vardarit pati mundësinë të regjistrojë rezultate të mëdha, për të cilën luajti gjithsej katër vjet dhe arriti në finalen e garës më të fortë të hendbollit për femra.
Që nga viti 2018, kur përfundoi karrierën e saj profesionale, Althaus iu përkushtua veprimtarisë si trajnere. Nga tetori i këtij viti është trajnere e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në hendboll për femra, si dhe punon si reportere për Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).