Më 16 dhjetor të vitit 1993 u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut është i shumanshëm dhe vazhdimisht është rritur. Lidhjet e ngushta njerëzore ofrojnë një bazë të qëndrueshme për këtë. Dëshirojmë t'ju prezantojmë disa nga njerëzit që kanë ndihmuar në formimin e marrëdhënieve midis shoqërive tona gjatë 30 viteve të fundit si dhe disa zëra të tjerë nga shoqëria lidhur me këto marrëdhënie.
Në faqen e përvjetorit do të gjeni edhe një pasqyrë të ngjarjeve më të rëndësishme, një kuiz dhe videon e fituesit nga një video-konkurs, në të cilin morën pjesë regjisorët e rinj me rastin e “30 vjetorit të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut”.