Todor Delovski

Todor Delovski: Drejtor gjeneral i ndërmarrjes KNAUF Maqedoni dhe udhëheqës rajonal i KNAUF-it për Evropën Juglindore: “Sfidat më të mëdha ishin dallimet në mentalitet”

Rruga profesionale e Todor Delovskit ndryshoi në mënyrë dramatike në vitin 1994. Është viti kur ky avokat vendos të bëjë një ndryshim në karrierë dhe t’i përkushtohet ekonomisë. Arsyeja për këtë është kompania gjermane – Knauf.

“Më tërhoqi procesi i paralajmëruar i privatizimit të fabrikës së gipsit në Dibër”, tregon Delovski për arsyen pse vendosi për këtë sfidë të re. Në mënyrë plotësuese, këtu mund të përmendet fakti se si fëmijë ka jetuar në Gjermani, në qytetin e Nyrnbergut (Nürnberg) ku dhe ka mësuar gjuhën gjermane.

Sfida më e madhe në fillim, thotë Delovski, ishte dallimi në mentalitetin maqedonas dhe atë gjerman.

“U desh kohë që të mësojmë njëri-tjetrin. Derisa e kuptuam këtë, ishte e mjaft e mundimshme. Momenti kur kuptuam se duhet të takohemi diku në gjysmë të rrugës, ishte gjëja vendimtare që të ecim pozitivisht dhe së bashku drejt suksesit”, rrëfen Delovski.

E pyetëm se çfarë mund të mësojnë maqedonasit nga gjermanët dhe anasjelltas. Dhe kjo përgjigja e tij: