Professor Dr. Dejan Dokic

Profesor dr. Dejan Dokiq: Vaksina kundër alergjive si një arritje më e lartë

Përvoja e parë e profesorit Dejan Dokiq në Gjermani ishte mbresëlënëse, siç thotë ai. Si bursist i DAAD-së, në vitin 1989 ai ishte në Berlin, asokohe i ndarë, pikërisht në periudhën e rënies së Murit të Berlinit. Në Gjermani, doktor Dokiq mori diplomën e Specialistit në alergologji në vitin 1990 dhe në vitin 1991 doktoroi me nderimet më të larta.

Nga ajo kohë daton edhe bashkëpunimi i tij i frytshëm me kompaninë “Allergopharma”. Rezultati i kësaj përpjekjeje është prodhimi i një vaksine kundër pluhurit shtëpiak. Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë dhe kontributit të tij në zbulimin e vaksinave, në vitin 2006 profesori dr. Dokiq mori një mirënjohje të veçantë nga kompania. Ai është anëtar i Shoqatës Gjermane për Alergologji dhe Imunologji Klinike dhe është në kontakt të rregullt me ​​kolegë të shumtë mjekë nga Gjermania. Gjithashtu ka botuar disa punime të përbashkëta me profesorë nga Gjermania, ndërsa është mysafir i rregullt në kongrese dhe ligjërata në Gjermani.