Ljupcho Popovski

Ljupço Popovski, gazetar: Nata e paharrueshme e ribashkimit të Gjermanisë

Unë personalisht kam ndoshta shumë momente më mbresëlënëse nga koha para rënies së Murit të Berlinit në 1989 sesa në 30 vitet e marrëdhënieve midis Gjermanisë së bashkuar dhe Maqedonisë së pavarur. Ndoshta sepse ishin përshtypje të një kohe vërtet të mahnitshme dhe ajo që mbetet më e thellë në kujtesë është qëndrimi i shumëfishtë në Berlin (në të dyja pjesët e tij).

Jo vetëm për shkak të murit ogurzi apo mënyrës së kalimit nga Lindja në Perëndim përmes pikës kufitare në stacionin e metrosë në rrugën Friedrichstraße, por edhe për shkak të dy botëve të ndryshme që jetonin berlinasit. Unë isha në Berlin disa muaj përpara se të rrëzohej Muri në nëntor, por të paktën nga ajo që mund të shihja nuk kishte asnjë tregues se mund të ndodhte një ndryshim i tillë epokal. Edhe pse qytetarët e Gjermanisë Lindore po dyndeshin tashmë në Pragë për të kërkuar një korridor drejtë Gjermanisë Perëndimore, gjithçka dukej e qetë në Berlin. Duket se kjo ishte përshtypja ime e rreme.

Një vit më pas, në tetor të vitit 1990, raportova për “Nova Makedonija” lidhur me bashkimin e Gjermanisë edhe atë në një situatë të jashtëzakonshme, në krahasim me masat e sotme të sigurisë, munda të qëndroja lirshëm në majë të shkallëve para Rajhstagut (Reichstag) dhe të shoh turmën milionëshe para meje në atë natë të paharrueshme.

Një nga kujtimet specifike në këto 30 vite është vizita në muzeun kushtuar punës së policisë sekrete famëkeqe Shtazi (Stasi), ku u kryen hetimet e qytetarëve të padëgjueshëm, aty ishin zyrat burokratike të hetuesve, shtretërit në qelitë që ishin prej druri, pa dyshekë. Si dhe qelitë jashtëzakonisht të vogla (qeli izolimi) ku njerëzit mund të gjendeshin në to vetëm nëse do të qëndronin drejt derisa të “thyhen” dhe të pranonin “veprat” kundër shtetit dhe partisë. Kjo, me sa mbaj mend, ishte një praktikë në 7-8 vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, më pas ishte braktisur.

Lotar de Mezier (Lothar de Maizière) ishte kryeministri i fundit i RDGJ-së (DDR-së), në kohën e të cilit shteti i Gjermanisë Lindore u ubashkua ose u shkri në atë Perëndimore. Unë pata një bisedë me të në vitin 2009, në zyrën e tij të avokatisë, diku në një pjesë paksa të braktisur të rrugës Friedrichstraße në pjesën lindore të Berlinit. Ai përfaqësonte kërkesat e gjermanëve të Gjermanisë Lindore në procesin e rivendosjes që u zhvillua në vitet e 2000-ta. Pyetjes sime se pse zyra e tij është në një lagje disi pa imazh të mirë, ai u përgjigj se me çfarë të drejte morale do të përfaqësonte bashkëqytetarët e tij, me të cilët në të kaluarën e afërt jetonte së bashku në një shtet që përmes policisë sekrete kontrollonte jetët e tyre për dekada. Do të ishte një lloj “tradhtie” në rast se do të kishte një zyrë në pjesën e ndriçuar perëndimore të Berlinit.

Por, ashtu si ne në Jugosllavi, ndërsa përmes asaj edhe në Maqedoni, jetonim një jetë me gëzime, hidhërime, zakone, festa, ashtu edhe në atë RDGJ-së njerëzit e jetonin jetën e tyre pavarësisht miliona syve të policisë sekrete. Prandaj, një vizitë në Muzeun e RDGJ-së në Berlin është një mundësi e jashtëzakonshme për këdo që të shohë në jetën e përditshme komuniste, përmes dhomave të rindërtuara ditës, kuzhinave, makinave, ikonografisë së partisë dhe shtetit. E mundimshme apo e lumtur – kjo ishte jeta.