Marta Naumovska-Grnarova

Marta Naumovska-Grnarova, ndërmarrëse: Historia e kompanisë “Zavar” është e lidhur ngushtë me Gjermaninë

Marta Naumovska-Grnarova udhëheq kompaninë maqedonase “Zavar”, e cila në vitin 2020 u dekoruar me çmimin prestigjioz të Këshillit Gjerman të Dizajnit (German Design Council) për dizajn më të mirë. Kompania familjare, e cila këtë vit feston ditëlindjen e saj të 35-të, që në fillimet e saj ka kultivuar lidhje të ngushta me Gjermaninë, thotë Naumovska-Grnarova.

Në 10 vitet e fundit, “Zavar” ka qenë e fokusuar në prodhimin e sistemeve teknologjike për industrinë farmaceutike dhe kimike, ndërsa kompania simotër e saj “Zavar Dizajn” (“Zavar Design) prodhon elemente ngrohëse me dizajn specifik.  Pikërisht për këtë të fundit në vitin 2020 kompania u shpërblye në Gjermani nga Këshilli për formësim me çmimin “Deutsche Design” në kategorinë e dizajnit të shkëlqyeshëm të produkteve të energjisë.