Aleksandar Spasov

Prof Dr. Aleksandar Spasov, ekspert juridik dhe këshilltar i presidentit Stevo Pendarovski: “Që nga koha në Gjermani kam një mbiemër maqedonas dhe një gjerman dhe jam krenar për këtë”

Gjermania është segmenti kyç në zhvillimin profesional të profesor dr. Aleksandar Spasovit. Ai ka ndërtuar një marrëdhënie të pathyeshme me Gjermaninë që në kohën e tij studentore, ndërsa sot është profesor inordinar në Fakultetin Juridik të Shkupit dhe këshilltar i jashtëm i Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski, për çështje kushtetuese dhe politikë të jashtme (kryesisht në marrëdhëniet me RF të Gjermanisë).

Takimi i tij i parë me gjuhën dhe kulturën gjermane ishte në Universitetin e Bajrojtit (Bayreuth), që ia mundësoi një bursë nga qeveria e Bavarisë.  Në dekadat në vijim vazhdon ky tregim: me qëndrimin në Universitetin e Humboldit në Berlin, si praktikant në Parlamentin gjerman dhe si student-studiues vizitor në Institutin për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare Maks Plank (Max Planck) në Hajdelberg (Heidelberg).

Sipas profesor Spasov, ai edhe sot përfiton nga kontaktet dhe përvojat e tij.

Përveç kësaj, përvoja si sekretar dhe kryetar i Shoqatës për Miqësi dhe Bashkëpunim maqedonase-gjermane, siç thotë ai, i ka mundësuar të njohë drejtpërdrejt cilësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe të zbulojë gjëra që në shikim të parë nuk janë të dukshme.

Ja si e sheh profesori Spasov, ose në gjermanisht Schpasov, bashkëpunimin prej shumë dekadash: