Detlev Schlott

Detlev Shlot (Detlev Schlott) dhe Dagmar Nojbaher (Dagmar Neubacher), çifti gjerman me vendin e zgjedhur për të jetuar, Maqedoninë e Veriut: “Neve na pëlqen jeta këtu”

Nga Gjermania, përmes Mauritiusit dhe Malajzisë, jeta dhe puna i solli Detlev Shlotin (Detlev Schlott) dhe Dagmar Nojbaherin (Dagmar Neubacher) në Maqedoni. Zonja Nojbaher punon në sektorin e tekstilit dhe z. Shlot, i cili për shumë vite kishte ligjëruar gjermanishten, ndërsa një kohë kishte edhe një librari në Shkup, tani është në pension. Ai kujdeset për shtëpinë e familjes në fshatin Petrovec, qenin dhe macen, si dhe mbështet gruan e tij në punën e saj.

“Na pëlqen jeta në Petrovec”, thotë Detlev Shlot duke folur për kopshtin me pemë të vjetra frutore dhe disa perime, si dhe fqinjët e mirë. Së shpejti ai dhe bashkëshortja e tij do të festojnë 20 vjet që kur janë shpërngulur në Maqedoninë e Veriut. Ata shpresojnë të qëndrojnë këtu.

Detlev Schlott ka shumë për të treguar për dy dekadat e fundit të jetesës në Shkup dhe rrethinë: për ushqimin e shijshëm, frutat dhe perimet, rakinë e bërë vetë, „takimet“ me qentë endacakë, shëtitjet në Solunska glava… por ajo që zgjodhi ta ndajë me ne është përvoja e tij për marrjen e lejes së qëndrimit në Departamentin për të Huaj të Ministrisë së Punëve të Brendshme ose siç e quajnë të huajt në Maqedoninë e Veriut „kati i 9-të i godinës së RTVM-së“: