Lukas Mühringer

Lukas Myringer (Lukas Mühringer): Jemi krenarë për kontributin tonë në zhvillimin ekonomik

Që nga themelimi i kompanisë DREKSËLMAJER (DRÄXLMAIER) në Maqedoni në vitin 2012, kemi krijuar një partneritet të shkëlqyer me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë dhe e ruajmë atë deri më sot. Si një investitor gjerman dhe furnizues i industrisë të automobilave të markave Premium, jemi krenarë që jemi një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend dhe që japim një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

Në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur komunitetin me të cilin ndihemi të lidhur ngushtë, është veçanërisht e rëndësishme për ne që të mbështesim projekte sociale. Krahas angazhimeve tona sociale, Dreksëlmajer (DRÄXLMAIER) Maqedoni investon edhe në arsim, sport, shëndetësi dhe kulturë, me çka japim një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të bashkësive në të cilat jemi të pranishëm.

Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin tonë të gjatë me institucionet gjermane si AHK-ja. Si pionier në sistemin dual të arsimit profesional sipas standardeve gjermane, ne bashkëpunojmë ngushtë me shkollat ​​tona teknike partnere dhe AHK-në për të trajnuar specialistë të kualifikuar të këtij sektori. Në këtë mënyrë, nxënësve dhe nxënëseve nuk u ofrojmë vetëm mundësi mësimi, por edhe mundësi të zhvillimit të mëtejshëm profesional përmes punësimit të drejtpërdrejtë në kompaninë tonë.

Partneriteti ynë afatgjatë, i karakterizuar nga përgjegjësia dhe besimi i ndërsjellë, paraqet një bazë solide që Dreksëlmajer (DRÄXLMAIER) Maqedoni të vazhdojë të formësojë me sukses mobilitetin e së ardhmes.