Arben Abdurrahmani: Kam mësuar shumë në Gjermani
Pas shtatë viteve të kaluara në Gjermani, Arben Abdurrahmani u kthye në vendlindjen e tij në Maqedoni në vitin 2000 dhe që atëherë e ndërton me sukses biznesin e tij. Ai është themelues dhe bashkëpronar i kompanive Vezë Sharri, Lecker, Elektrosharri dhe Gold Land. Ai thotë se përvoja, por edhe zakonet e punës së fituar nga vitet e kaluara në Augsburg, në kompaninë e partnerit të tij prej shumë kohësh Herman Semyler (Hermann Seemüller), ishin “mësimet e tij më të rëndësishme të jetës”.
Ferma e shpendëve Vezë Sharri është rritur në një prodhues kryesor të vezëve për konsum në Maqedoninë e Veriut dhe është ndër të paktat, produktet e së cilës eksportohen në vendet e BE-së.