8 shtator 1991
Shumicë e votuesve me të drejtë vote në Republikën e atëhershme Socialiste të Maqedonisë votuan për pavarësi nga Jugosllavia. Ky tranzicion paqësor drejt pavarësisë konsiderohet si një përjashtim në konfliktet ballkanike të viteve 1990-ta.
18 shtator 1991
Hans-Dietrich Genscher, Ministër Federal i Punëve të Jashtme takoi Presidentin Kiro Gligorov.
7 shkurt 1992
Hans-Dietrich Genscher, Ministër Federal i Punëve të Jashtme i priti në takim Kryeministrin Nikola Kljusev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Denko Maleski.
8 prill 1992
Republika Federale e Gjermanisë e hapi Përfaqësinë gjermane në Shkup si Konsullatë të Përgjithshme.
1992
Shoqata ndërkombëtare për bashkëpunim (GIZ) filloi angazhimin e saj aktiv në Maqedoninë e Veriut në vitin 1992. Ajo realizon projekte që në mënyrë të veçantë mbështesin bashkëpunimin dhe integrimin rajonal në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
16 dhjetor 1993
Lidhja e përbashkët e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Njëkohësisht u bë edhe shndërrimi në Ambasadë i Konsullatës së Përgjithshme të Shkupit nën udhëheqjen e Dr. Hans – Lothar Steppan.
26 janar 1994:
Njoftimi për vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
15 mars 1994
Presidenti Federal Dr. Richard von Weizsäcker e priti në takim Presidentin Kiro Gligorov në vilën “Hammerschmidt” në Bonn.
11 prill 1995
Ministri Federal i Punëve të Jashtme Dr. Klaus Kinkel takoi në Shkup Kryeministrin Branko Cërvenkovski dhe Presidentin Kiro Gligorov.
9 dhe 10 shtator 1996
Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Presidentit Federal Dr. Roman Herzog dhe Presidentit Kiro Gligorov. Herzog është kreu i parë i shtetit nga Republika Federale e Gjermanisë që viziton ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
16 tetor 1997
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
9 korrik 1998
Ministri Federal i Punëve të Jashtme Dr. Klaus Kinkel takohet në Gjermani me Kryeministrin Branko Cërvenkovski dhe Presidentin Kiro Gligorov për të diskutuar krizën në Kosovë dhe situatën në rajon.
1999
Banka për zhvillim KfW fillon angazhimin e saj dhe fillimisht mbështet zgjerimin dhe ndërtimin e infrastrukturës. Klima, energjia, sistemet bujqësore dhe ushqimore ishin në qendër të bashkëpunimit.
7 dhe 8 qershor 1999
Presidenti Federal Dr. Roman Herzog dhe Kancelari Federal Gerhard Schröder presin në takim Presidentin Kiro Gligorov në Gjermani.
23 korrik 1999
Kancelari Federal Gerhard Schröder udhëton për në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për bisedime me Kryeministrin Ljubco Georgievski dhe Presidentin Kiro Gligorov.
2000
Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) hap një zyrë në Shkup dhe në vitin 2017 shndërrohen në AHK Maqedoni e Veriut (Dhoma Gjermane e Tregtisë së Jashtme). Me AHK Maqedoni e Veriut është e lidhur Shoqata gjermano-maqedonase e ekonomisë (DMWV), e cila me mbi 155 anëtarë paraqet një nga shoqatat më të mëdha bilaterale të ekonomisë në Maqedoninë e Veriut. DMWV (Shoqata gjermano-maqedonase e ekonomisë) është Organizatë bilaterale jofitimprurëse për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut.
24 nëntor 2000
Në margjinat e samitit të BE-së, Kancelari Gerhard Schröder takohet në Zagreb me Presidentin Boris Trajkovski. Tema është asociimi i shteteve të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian.
12 janar 2001
Joschka Fischer, Ministër Federal i Punëve të Jashtme, priti në takim Kryeministrin Ljubço Georgievski dhe homologun e tij Dr. Srgjan Kerim në Berlin për bisedime dypalëshe.
27. August 2001
Joschka Fischer, Ministër Federal i Punëve të Jashtme, takohet me Ministren e Punëve të Jashtme Prof. dr. Ilinka Mitreva për një shkëmbim të detajuar të mendimeve për situatën në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
12 nëntor 2001
Joschka Fischer, Ministër Federal i Punëve të Jashtme, takohet me Ministren e Punëve të Jashtme Prof. dr. Ilinka Mitreva për bisedime dypalëshe.
16 dhjetor 2002
Joschka Fischer Ministër Federal i Punëve të Jashtme, takohet sërish me Ministren e Punëve të Jashtme Prof. dr. Ilinka Mitreva për bisedime dypalëshe.
2002
Fillimi i programit të ambasadës për mbështetje financiare të Mikro-projekteve nga buxheti i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë. Me këto fonde, ambasada mund të financojë në një mënyrë fleksible masat që kanë të bëjnë me nevojat bazë të grupeve të popullsisë.
14 nëntor 2003
Presidenti Federal i Gjermanisë Johannes Rau dhe Ministri i Jashtëm Federal i Gjermanisë Joshka Fisher presin Presidentin Boris Trajkovski. Fokusi është në çështjet ndërkombëtare dhe angazhimi i Bashkimit Evropian në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
5 mars 2004
Joschka Fischer, Ministër Federal i Punëve të Jashtme, udhëton në Shkup për funeralin shtetëror të Presidentit Boris Trajkovski.
Vjeshtë 2004
Ambasada Gjermane organizon Festivalin e Parë të Filmit të Ri Gjerman, i cili edhe sot e kësaj dite mbahet çdo vit në Shkup dhe qytete të tjera të vendit me Ditët e Filmit Gjerman.
8 qershor 2005
Kancelari Federal Gerhard Schröder pret në takim Kryeministrin Dr. Vllado Buçkovski. Përveç çështjeve dypalëshe, në fokus të diskutimeve është edhe dëshira e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
16 tetor 2006
Kancelarja Federale e Gjermanisë Dr. Angela Merkel pret në takim Kryeministrin Nikolla Gruevski për bisedime në Berlin.
27 tetor 2006
Presidenti Federal Dr. Horst Köhler pret në Pallatin Bellevue Kryeministrin Nikolla Gruevski.
2007
Goethe-Instituti, si institut kulturor global i Gjermanisë, hap zyrë në Shkup. Ai mundëson shkëmbimin kulturor ndërkombëtar, promovon qasjen në gjuhën gjermane dhe mbështet zhvillimin e lirë të kulturës dhe shkencës.
19 qershor 2007
Presidenti Federal i Gjermanisë Dr. Horst Köhler pret në takim në Pallatin Bellevue Presidentin Branko Cërvenkovski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Milososki.
17 dhe 18 prill 2008
Presidenti Federal i Gjermanisë Dr. Horst Köhler takohet me Presidentin Branko Cërvenkovski dhe Kryeministrin Nikola Gruevski për bisedime në Shkup.
2 maj 2008
Presidenti Federal i Gjermanisë Dr. Horst Köhler udhëton për në Ohër për Takimin e krerëve të shteteve të Iniciativës së Evropës Qendrore.
Nëntor 2008
Tregu i parë i Krishtlindjeve i Ambasadës Gjermane, i cili u kthye në një institucion të përhershëm gjatë 11 viteve të ardhshme.
14 shtator 2009
Presidenti Federal i Gjermanisë Dr. Horst Köhler pret në takim në Pallatin Bellevue Presidentin Prof. dr. Gjorge Ivanov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Milososki.
23 shtator deri 31 tetor 2009
Ambasada Gjermane, së bashku me zyrën ndërlidhëse të Goethe-Institutit organizon në Shkup “Javët e Gjermanisë”. Përmbajtja përfshin punëtori, koncerte, diskutime, filma të shkurtër dhe lexime që intensifikojnë më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet dy vendeve.
19 dhjetor 2009
Shtetasit e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë tani mund të hyjnë pa viza në Gjermani dhe në të gjithë zonën e Shengenit për një qëndrim të shkurtër deri në 90 ditë.
25 shkurt 2010
Dr. Guido Westerwelle, Ministër Federal i Punëve të Jashtme, priti në Berlin për bisedime Ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski.
5 shtator 2011
Dr. Guido Westerwelle, Ministër federal i Punëve të Jashtme, priti në Berlin për bisedime Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
14 shkurt 2012
Bundeskanzlerin Dr. Angela Merkel und der mazedonische Ministerpräsident Nikola Gruevski treffen sich zu Gesprächen im Bundeskanzleramt.
20 mars 2012
Dr. Guido Westerwelle, Ministër federal i Punëve të Jashtme, priti në Berlin për bisedime Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
22 shkurt 2013
Dr. Guido Westerwelle, Ministër Federal i Punëve të Jashtme, viziton Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të zhvilluar bisedime me homologun e tij z. Nikolla Poposki, Presidentin Prof. dr. Gjorge Ivanov dhe Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Fatmir Besimi.
24 prill 2013
Dr. Guido Westerwelle, Ministër federal i Punëve të Jashtme, priti në Berlin për bisedime Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Gusht 2014
Me ftesë të Kancelares Angela Merkel, në Berlin mbahet nisma e të ashtuquajtur Procesi i Berlinit, një platformë e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë.
4 korrik 2016
Me mbështetjen e Procesit të Berlinit, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë është themeluar Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Qëllimi është të mbështetet pajtimi dhe bashkëpunimi mes të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve.
6 shtator 2017
Ministri Federal i Punëve të Jashtme, Siegmar Gabriel, priti në Berlin për bisedime Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
21 deri 22 shkurt 2018
Kryeministri Zoran Zaev dhe një delegacion qeveritar takohen, ndër të tjera, me Kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin Federal Steinmeier në Berlin.
8 shtator 2018
Kryeministri Zoran Zaev priti në Shkup Kancelaren Angela Merkel.
18 deri 19 shtator 2018
Ministri Federal i Punëve të Jashtme Heiko Maas viziton Shkupin dhe takohet me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov.
Shtator 2018
Hyn në fuqi Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
19 deri 20 shtator 2018
Ministrja Federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen takohet në Shkup me Kryeministrin Zoran Zaev, Ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov.
7 deri 8 nëntor 2018
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, qëndron për vizitë në Berlin dhe përveç takimeve me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme Heiko Maas, ka takime edhe me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Fondacionet KAS dhe FES.
29 prill 2019
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Kancelarinë në Berlin.
14 maj 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov mban fjalim në Bundestag.
13 qershor 2019
Kryeministri Zoran Zaev takohet me Kancelaren Angela Merkel për bisedime politike në Berlin.
24 dhe 25 qershor 2019
Presidenti Stevo Pendarovski viziton Berlinin në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore pas marrjes së detyrës dhe takohet me Presidentin Federal Frank-Walter Steinmeier dhe Ministrin Federal të Punëve të Jashtme Heiko Maas.
12 dhe 13 shtator 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov viziton Berlinin dhe takohet, ndër të tjera, me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
13 nëntor 2019
Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov pritën në Shkup Ministrin Federal të Punëve të Jashtme Heiko Maas
3 deri 4 maj 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani udhëton për në Berlin dhe takohet për bisedime, ndër të tjera, me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme Heiko Maas dhe deputetë të Bundestagut.
28 gusht 2021
Kryeministri Zoran Zaev së bashku me homologun e tij grek Alexis Tsipras marrin në Münster Çmimin e Paqes të Vestfalisë për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.
14 shtator 2021
Kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani takohen në Tiranë me Kancelaren Angela Merkel.
4 tetor 2021
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani udhëton në Berlin dhe takohet me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme Heiko Maas.
16 deri 19 maj 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi bashkë me një grup deputetësh viziton Bundestagun.
11 qershor 2022
Kancelari Federal Olaf Scholz viziton Shkupin dhe takohet për bisedime me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
20 tetor 2022
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski udhëton në Berlin për Takimin e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit.
21 tetor 2022
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani udhëton në Berlin për Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.
3 nëntor 2022
Kryeministri Dimitar Kovaçevski udhëton në Berlin në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
29 nëntor deri 1 dhjetor 2022
Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier viziton Maqedoninë e Veriut, mban një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe takohet për diskutime politike, ndër të tjera, me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
22 deri 23 mars 2023
Ministrja Federale e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock viziton Shkupin dhe zhvillon bisedime me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani si dhe kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme.
28 qershor 2023
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vizitojnë Berlinin për bisedime me ftesë të Kancelarit federal Olaf Scholz.
2 deri 4 tetor 2023
Ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë Cem Özdemir vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe u takua me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski, mbajti një fjalim para studentëve të Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Universitetin Kirili and Methodi dhe vizitoi SWG-në në Shkup.
29 deri 30 nëntor 2023
Ministrja Federale e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock merr pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup.
Photos © picture alliance,
Photos © Deutsche Botschaft Skopje