Profesor dr. Dejan Dokiq: Vaksina kundër alergjive si një arritje më e lartë
Përvoja e parë e profesorit Dejan Dokiq në Gjermani ishte mbresëlënëse, siç thotë ai. Si bursist i DAAD-së, në vitin 1989 ai ishte në Berlin, asokohe i ndarë, pikërisht në periudhën e rënies së Murit të Berlinit. Në Gjermani, doktor Dokiq mori diplomën e Specialistit në alergologji në vitin 1990 dhe në vitin 1991 doktoroi me nderimet më të larta.
Nga ajo kohë daton edhe bashkëpunimi i tij i frytshëm me kompaninë “Allergopharma”. Rezultati i kësaj përpjekjeje është prodhimi i një vaksine kundër pluhurit shtëpiak. Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë dhe kontributit të tij në zbulimin e vaksinave, në vitin 2006 profesori dr. Dokiq mori një mirënjohje të veçantë nga kompania. Ai është anëtar i Shoqatës Gjermane për Alergologji dhe Imunologji Klinike dhe është në kontakt të rregullt me kolegë të shumtë mjekë nga Gjermania. Gjithashtu ka botuar disa punime të përbashkëta me profesorë nga Gjermania, ndërsa është mysafir i rregullt në kongrese dhe ligjërata në Gjermani.