Profesor dr. Ilija Xhonov: Jam krenar për ndihmën e Gjermanisë
Rruga jetësore dhe profesionale e profesor dr. Ilija Xhonovit është e lidhur në mënyrë të pandashme me Gjermaninë. Nga takimi i parë me Gjermaninë në vitin tashmë të largët 1967, si student, përmes bashkëpunimit të ngushtë me kolegë të shumtë mjekësorë, qendra mjekësore dhe gjigantë teknologjikë, deri në rolin e tij si kryetar i parë i Shoqatës për miqësi maqedonase-gjermane. Kurorën e atyre marrëdhënieve të ngushta dhe të frytshme e fitoi në vitin 2008 kur ai mori dekoratën më të lartë për të huajt e ndarë nga Presidenti Federal Gjerman – Kryqi Federal i Meritave. Karriera e solli profesor Xhonovin në pozitat më të larta në Klinikën e Shkupit dhe në Fakultetin e Mjekësisë, por ai thotë se nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen që e ka marrë nga Gjermania në fillim, e më pas gjatë gjithë angazhimit të tij profesional.
Si më e rëndësishmja nga bashkëpunimet e shumta të frytshme, profesori Xhonov thekson teknologjinë moderne në neurologji që u inkorporua në Klinikën në Shkup me ndihmën e Gjermanisë dhe në atë kohë (vitet e 1980-ta) ishte e vetmja e llojit të saj në hapësirat e ish-Jugosllavisë .