Sasa Ciric

Sasha Qiriq, futbollist maqedonas: “Në Gjermani na pranojnë ne dhe kulturën tonë”

Sasha Qiriq pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme të futbollit në Gjermani. Ai e zhvilloi jetën e tij të futbollit nga Maqedonia e tij e deri te disa nga klubet më të mëdha të futbollit gjerman si Eintracht Frankfurt dhe Nyrnberg (Nürnberg).

Kontratën e parë profesionale me 1. FC Nyrnberg e nënshkroi në vitin 1998, në ditëlindjen e tij, më 11 jana. Gjatë karrierës së tij prej tetë vjet e gjysmë si futbollist në Gjermani shënoi gati 100 gola dhe u bë i preferuari i tifozëve. Edhe pasi u kthye në vendlindje ai i mban kontakte të rregullta me qytetin e Nyrnbergut, qytetar nderi i të cilit është, por gjithashtu edhe me klubin.